TIRANË- Deputeti i PS-së Bledi Çuçi ka folur për seancën e sotme parlamentare dhe betimin e Kryeprokurores Arta Marku mes protestave jashtë dhe brenda parlamentit. Në rubrikën “Opinion” në News24, ndonëse nuk pranoi të bënte rrëfime të detajuara, Çuçi tha se në sallë pati provokime të qëllimshme ndaj deputetëve të PS-së dhe ofendime personale por se ata reaguan korrekt, raporton “BalkanWeb”.

Sot kishim një seancë tërësisht e pazakontë, ku u betua në një atmosferë të pazakontë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, a është ligjshme kjo? A është e ligjshme zgjedhja e Kryeprokurores në një atmosferë të tillë?

Absolutisht prokurorja që u zgjodh që në mënyrë të përkohshme të ushtrojë detyrën e Prokurorit të përgjithshëm, është e ligjshme, konform legjislacionit shqiptar, sipas procedurave që përcakton legjislacioni dhe betimi ishte një nga hapat e fillimit të punës. Pjesa e butaforisë, asaj që ndodhi i takon opozitës, ishte mënyra që kishte zgjedhur për të kundërshtuar këtë votim. Gjithë shqiptarët e panë, s’kishte të bënte me një parlament të civilizuar por shkoi konform legjislacionit dhe kemi një Prokuror të Përgjithshëm, pasi Llallës i ka mbaruar mandati.

Pse nuk ndaluat ta ndalonit këtë atmosferë sot?
Ne nuk ndalojmë, ne vazhdojmë procedurat në parlament. Pati tentativa për ta përshkallëzuar dhunën, pati provokime. Gjithë kolegët qëndruan super korrekt në atë atmosferë të ndezur. Kishte momente ku u provokuam qëllimisht.

Çfarë ndodhi, pse pati atë sjellje zonja Kryemadhi?
Shqiptarët janë të interesuar për të parë rezultatet e prokurorisë në luftën kundër krimit e korrupsionit, nuk janë të interesuar për një shfaqje në kufijtë e tragjiko-komikes si ato që bëri opozita sot. Refuzoj të kthehem në një rrëfimtar për atë çfarë ndodhi në parlament për sa i përket ofendimeve personale.

Ka pasur komente të natyrës së tillë, që kryeprokurorja u përdor nga maxhoranca që pranoi të bënte betimin në atë situatë kaotike? A u përdor?
Maxhoranca nuk përdor, ushtron detyrimet kushtetuese ligjore dhe nëkë të rast ligji i jep shumë qartë të drejtën parlamentit shqiptar që të emërojë një kryeprokuror nga trupa e prokurorëve të Shqipërisë. Ne kemi caktuar një prokuror që të ushtrojë detyrat e Kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Incidenti i parë ndodhi me zotin Berisha që nuk u lejua në foltore. Pse nuk u lejua?
S’kishte aty… Ka një rend që përcaktohet nga kryetari i Kuvendit. Administrohet nga kreu i Kuvendit. Berisha foli, e dëgjuat.

Cili është komenti juaj për reagimin e ambasadës së SHBA?
Jam plotësisht dakord me deklaratën e ambasadës amerikane me atë që ndodhi sot në parlament. Q dënoi dhunën e opozitës dhe me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Konfirmon edhe njëherë se procedurat e ndjekura nga maxhoranca janë plotësisht në përputhje me gjithë legjislacionin shqiptar. Janë në harmoni dhe të mbështetura nga partnerët tanë, BE dhe SHBA dhe në përputhje me kërkesat e shoqërisë shqiptare për të parë një prokurori që funksionon.

Sa besim do kenë njerëzit?
Ne nuk jemi në diktaturë që të gjithë njerëzit të bien dakord. Ne kemi dalë nga një palë zgjedhje legjitime, kemi marrë mandatin e shqiptarëve dhe po qeverisim me mandatin e shqiptarëve. Padyshim që do ketë njerëz që kanë kundërshtime. Shumica e ka dhënë qartë mandatin.

Vendi është kaq shumë i lodhur nga situata. A keni ju përgjegjësi për këtë?
Nuk kemi përgjegjësi. Opozita ka të drejtë të bëjë protesta, legjitime, në forma demokratike dhe jo në formë të dhunshme. Ajo që ndodhi sot ishte një tentativë për të përshkallëzuar dhunën.

Sot kryemadhi tha se u dhunua rinia shqiptare dhe në fund të fjalës së saj se zoti Rama ishte në gjak me ata. A keni një koment për këtë?
Jo, nuk kam.

(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb