DURRËS- Një ditë pas ekzekutimit të ish-shefit të Krimeve të Tiranës Ervin Dalipaj dhe mikut të tij Juxhin Dautaj në autostradën Durrës-Tiranë, të tjera detaje dalin nga hetimet. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se dy viktimave iu janë gjetur një shumë e madhe të hollash por edhe armë zjarri në automjet.

Burime bënë të ditur për “BalkanWeb” se ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Dalipajt i janë gjetur 5000 euro në portofol dhe një pistoletë në brez, ndërsa 27-vjeçarit Juxhin Dautaj i janë gjetur 2000 euro në portofol.

Nuk dihet nëse ish-shefi i krimeve të Tiranës e ka përdorur apo jo armën por sulmi ka qenë i menjëhershëm me kallashnikov dhe me plumba tejshpues. 25 plumba i janë gjetur në plumb Dautajt, i cili ishte në timon në makinën “Audi”, ndërsa pasagjer ishte Dalipaj, raporton “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb