TIRANE– Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku humbi jetën Emiljano Boçi dhe u plagos shoku i tij.

Gazetarja Dorjan Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që krimi është bërë nga vrasës me pagesë nisur nga mënyra e veprimit të autoreve. Po ashtu, ekzekutimi ka ndodhur në një vend pa kamera, ndërsa më pas dy autorët janë larguar me këmbë nëpër rrugica ku po ashtu nuk ka pasur kamera sigurie.

Personat e maskuar, konkretisht dy autorë të dyshuar, janë kapur nga kamerat në zonën e Vasil Shantos duke hipur në 2 makina të ndryshme, targa e të cilave nuk duket në filmime. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë, ka dyshime se krimi ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku viktima u gjet në një mjet i plagosur, por më pas ka humbur jetën në spital. Viktima, Emiljano Boçi, 32 vjeç dhe i plagosuri Melvin Disha, 27 vjeç janë shokë me njëri-tjetrin dhe janë qëlluar sapo kanë dalë nga një restorant peshku së bashku. Mësohet se viktima dhe shoku i tij i plagosur sapo ishin kthyer nga Gjermania 2 javë më parë.
emiliano boci54

emiliano boci
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb