TIRANE- Të tjera detaje të frikshme mësohen në lidhje me shpërthimin në një dyqan celularësh pranë Drejtorisë së higjienës në Tiranë, afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
WhatsApp Image 2018-03-12 at 12.19.45 (1)
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se ka dyshime të forta që 34-vjeçari Gentian Hoxha, i plagosur pas shpërthimit të fuqishëm brenda dyqanit, kryente aktivitet të paligjshëm. Policia dyshon se ai punonte për të montuar mina brenda në celular.
WhatsApp Image 2018-03-12 at 12.20.05
Policia shton se një incident në montim mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

Mësohet gjithashtu se 34-vjeçari Hoxha ka hapur servisin e celularëve në orën 10:30. Me të hyrë brenda ai ka mbyllur derën dhe ka shkuar të punojë në tavolinën e punës.

Dyshohet se shpërthimi i ka ndodhur në dorë, pak minuta pasi është ulur të punojë. Sipas policisë, lënda është ende e papërcaktuar por nisur nga dëmtimet e 34 vjeçarit, dëmtimet e biznesit dhe forca e shpërthimit, ka dyshime të forta se 34 vjeçari montonte mina me celular dhe një incident në montim mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

Dyshimet i përforcon edhe fakti se në momentin e ngjarjes, 34-vjeçari e kishte të mbyllur derën e biznesit.

Policia po bën një këqyrje të imtësishme të gjithë ambienteve të dyqanit dhe pritet që nga momenti në moment të sqarojë ngjarjen.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb