SHBA-Dhëndri i Presidentit Amerikan Donald Trump dhe këshilltari i tij për shtëpinë e bardhë, Jared Kushner, ka përdorur e-mail-in e tij privat për të ushtruar funksionin e tij sipas një raporti nga Politico.

Kushner përdori llogarinë e tij private në vend të e-mail-it zyrtar të Shtëpisë së Bardhë për mbulimet mediatike por edhe planifikimin e ngjarjeve.

Sipas Politico të paktën 24 e-mail janë dërguar nga posta e tij private. Përgjigja e avokatit të Kushner nuk mungoi ku doli me qëndrimin si më poshtë:

“Kushner përdor adresën e e-mail-it të Shtëpisë së Bardhë për të përmbushur detyrën e tij. Më pak se 100 e-mail-e janë dërguar nga Janari deri në Gusht nga llogari e tij personale tek kolegët. Zakonisht këto e-mail-e përmbanin artikuj lajmesh apo komente politike të cilat ishin dërguar tek posta e tij personale dhe jo adresa e Shtëpisë së Bardhë.”

Disa prej personave që dërgonin e-mail-e tek posta e tij personale ishin Reince Priebus, Steve Bannon, Gary Cohn dhe Josh Raffel.

Vendimi për të përdorur e-mail-in personal për të komunikuar bie në kundërshti me akuzat e Donald Trump ndaj ish rivales së tij Presidenciale Hillary Clinton.

Përdorimi i e-mail-it privat nga Clinton gjatë ushtrimit të detyrës si Sekretare Shteti u vu në qendër të kritikave të Donald Trump derisa u hap një hetim ndaj saj nga FBI-ja.

Sipas Politico përdorimi i e-mail-eve private nga anëtarët e administratës Trump është diçka e zakonshme, njofton PCW.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: