TEPELENE– Makina e avokatit Xhafer Meçe, anëtar i PD në këshillin bashkiak të Tepelenës, është djegur gjatë natës së të mërkurës, rreth orës 02:00. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme pas zjarri nuk ka ardhur nga ndonjë defekt teknik.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, makina e Meçës ndodhej e parkuar poshtë banesës së tij.

Fillimisht autorët kanë thyer xhamin e mjetit, dhe më pas i kanë vënë flakën.

Xhafer Meçe ngre dyshime se zjarrvënia ka ndodhur për shkak të detyrës së tij si avokat.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se, Meçe pretendon se e di se cili është autori i kësaj ngjarje.

Më herët, Meçe ka qenë kryetar i PD në Tepelenë, dhe aktualisht është anëtar i Kryesisë së kësaj force politike.

(el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb