TIRANË- Me nisjen e programit për dixhitalizimin e sistemit të arsimit në Shqipëri, përmes futjes së tabletave në shkollë, nisi edhe kurioziteti ynë për të mësuar se si shkruhet fjala dixhitalizim, me “xh” apo me “gj” siç kemi parë sot të shkruhet në banerin e vendosur pas kryeministrit “Klasa inteligjente në shkolla digjitale”.

Në përdorimin tonë të përditshëm por edhe në shkrime fjalën e kemi shkruajtur me “xh”, madje edhe vetë faqja zyrtare e Kryeministrisë që poston fotot nga aktiviteti i sotëm i përbashkët i kryeministrit Rama dhe ministres së MAS, Lindita Nikolla e ka shkruajtur këtë fjalë herë me “xh” e herë me “gj”.

Me “gj” fjala është shkruar gjërësisht edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit.

dighit

Të gjendur mes ‘dy zjarresh’ u interesuam dhe pyetëm ekspertët e gjuhës, por edhe ata ndanin mendime të kundërta. Disa thonë se fjala është dixhitalizim dhe të tjerë digjitalizim. Por në rregullat e drejtshkimit të Gjuhës Shqipe thuhet se fjalët e huaja shkruhen dhe lexohen ashtu siç dëgjohen.

Akademiku Jorgo Bulo është shprehur për “GSH” se: “Dixhitalizim është fjalë e re në fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet të shkruhet e tillë me ‘xh’ dhe jo me ‘gj’, pasi ka një rregull në drejtshkrim se fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb