TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka dorëzuar sot zyrtarisht kërkesën për lënien e mandatit kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” kërkesën e tij.

“I nderuar Z.Ruçi,
Për arsyet që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej Jush të ndiqni procedurat ligjore të parashikuara nga ligji për dorëzimin e mandatit tim si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Duke Ju falënderuar për mirëkuptimin Saimir Tahiri”, thuhet në letrën e Tahirit për kreun e Kuvendit.

letra Tahiri

Ndonëse dje Tahiri ka qendruar për rreth 30 minuta para mediave, duke folur gjatë për hetimin ndaj tij për çështje droge, akuzat dhe politikën, shkresa është relativisht e shkurtër dhe përmban vetëm thelbin, duke i bashkëngjitur arsyet që tha publikisht, për t’u hetuar si qytetar i thjeshtë.

Pas largimit të Tahirit nga parlamenti, vendin e tij pritet ta zërë Spartak Braho ose Eljo Hysko.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb