TIRANË- Vrasja e dyfishtë në “Sokakun e të marrëve” shumë pranë shtëpisë muze të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare e ka zanafillën tek një konflikt pronësie që gjykata e Gjirokastrës e mbylli duke iu dhënë të drejtë çiftit Kosta.

Gazetarja Brikena Metaj zbulon për “BalkanWeb” detaje nga gjyqi i stërzgjatur mes dy kushërinjve të parë, Apostol Kostës (autori) dhe Aleko Kostës (viktima).

Prej vitesh ata të dy sorollateshin gjyqeve për të ndarë se kujt i përkisnin 4 metër tokë që ndante banesat e tyre, e mbi të cilin ishte ngritur një mur rrethues.

Ndërtimi i shkallëve nga ana e muzikantit të njohur në Gjirokastër, ishte konsideruar si diçka e padrejtë nga djali i xhaxhait të tij e që nga ai moment s’kishin gjetur më paqe.
agg
Por ndërsa gjykata vendosi të hënën t’i japë të drejtë Alekos, Apostoli, një pensionist që gjithë jetën kishte punuar si shofer pranë spitalit të Gjirokastrës, kishte thënë vetëm dy fjalë: “Unë do t’i jap fund kësaj pune, do ta zgjidh me mënyrën time”,- siç mëson “BalkanWeb”.

Fjalëve të tij, nuk ia vuri askush veshin, e lanë të lirë, që sot në mëngjes të shkonte në banesën e kushëririt 66-vjeçar dhe ta vriste bashkë me të shoqen. Fillimisht hodhi një granatë që nuk plasi e më pas derdhi breshëri plumbash mi trupin e Alekos dhe gruas së tij Afërdita që si çdo mëngjes pë përgatitej të shkonte në punë. Në gjumë ishte vetëm Harri, djali i saj 18-vjeçar, që u zgjua i tmerruar nga plumbat.

Pas vrasjes makabër, autori drejtoi një plumb edhe nga vetja. Gazetarja Brikena Maetaj raporton për “BalkanWeb” se plumbi i kish hyrë në nofull duke e shpërfyturuar, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb