TIRANE- ‘Ambasada e SHBA-ve dhe e BE është porta jonë e fundit ku do të trokasim’. Kështu deklaroi Juljani, një prej banorëve të Shkozës, i cili është një nga 153 familjet që rrezikohet t’u shembet shtëpia pas projektit për rehabilitimin e lumit të Lanës.

Në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ Mariglen Mërtiri, Juljani i bëri thirrje ambasadorit Donald Lu dhe Romana Vlahutin që të bëjnë gjithçka munden për këta banorë. Mes të tjerash i theksoi se banesat që pritet të shemben janë të ndara në dy kategori, ato që kanë marrë leje ndërtimi dhe ato që ishin në proces legalizimi që nga 2006-ta dhe që para tri ditësh iu refuzua kërkesa nga ALUIZNI.

PROTESTA-NE-SHKOZE-PER-PRISHJEN-E-SHTEPIVE

“Kjo është porta e fundit ku trokasim, pasi nuk kemi shpresa. Jemi mësuar se zgjidhja na vjen nga jashtë. Shpresuam se do ia harrimin,. Kmei një thirrje për ambasadorin Amerikan Lu dhe Vlahutin që të përdorim çdo mjet. Ndihmoni këta banorë, se po hidhemi në rrugë. Bonueset e qirasë për ne janë qesharake. Kryeministri ka shpërndar2ë certifikata pronësie, dhe ti thuash banorit që ka ndërtuar banesën prej 30 vitesh, dhe ta hedhësh në rrugë, kjo është e papranueshme. Kemi pasur kontakte me policinë, ishin të mirëkuptueshem. S’kemi marrë leje, pasi kjo e jona nuk është protestë. Po ecim në trotuaret e qytetit tonë dhe ne po ecim duke respektuar semaforë dhe vija të bardha, deri tek Ambasada Amerikane. Shpresojmë që zoti Lu të reagojë. Disa persona na kanë ardhur dhe na kanë bërë me dije se çfarë do të na ofronte qeveria dhe bashkia, por jo zyrtare. Erdhën edhe psikologë, por nuk mund të zhbëhet ajo që u bë, kur sollën një lokuni njerëzish me uniformë apo jo, të japin urdhër që të dalim nga shtëpia për dy orë, në të kundërt do gjobitemi. Banesat në këtë zonë ndahen në dy grupe, ato banesa që kanë marrë leje legalizimi, pra nuk ka pasur nevojë për legalizim. Një prej e tyre kanë bërë aplikim për legalizim që në 2006. Por vetëm para tre ditësh ALUIZNI i skualifikoi këto banesa”, tha Juljani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: