Zlatan Ibrahimoviç në prill të këtij viti pësoi një dëmtim të frikshëm në gju në takimin që Manchester United luante kundër Anderlect për “Europa League”. Mjekët duke parë shkallën e dëmtimit nxituan të njoftonin se për të parë suedezin sërish në fushë duhej të prisnin nga 9-12 muaj.

Në fund jo vetëm ata, po as mendja më e çmendur nuk do ta mendonte se 35-vjeçari do të digjte të gjitha etapat e rikuperimit duke njoftuar se në tetor, muajin e ardhshëm, ai mund të fillojë të demostrojë sërish talentin e tij në “Old Traford”.

Sot futbollisti nëpërmjet rrjeteve sociale ka dashur të japë një mesazh të fortë në dukje trajnerit të tij, Jose Mourinho-s”, por në brendësi të gjithë futbolldashësve dhe shokëve të skuadrës te Manchester United.

Ibrahimoviç ka postuar një video ku shihet teksa stërvitet në pistën e vrapit dhe në diçiturë shkruan: “tregoni Mourinho-s që po vij”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb