Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbajtur ditën e djeshme fjalën e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit të tij në OKB, si temë kryesore kishte padyshim atë për të cilën flitet më së shumti kohët e fundit, tensionet me Korenë e Veriut.

Duke folur për Korenë e Veriut, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë fuqi dhe durim të pamasë, por se do të veprojnë nëse nuk kanë rrugëdalje tjetër duke i dërguar një paralajmërim të fortë regjimit koreano-verior.

Ajo që vihet re gjatë qëndrimit të Trump në podium është se Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka prapa shpinës së tij flamurin shqiptar, i cili ndodhet ngjitur me atë të SHBA-së.

Presidenti Trump u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare në OKB të punojnë së bashku për të izoluar regjimin e Kim Jong Unit.

“Ka ardhur koha që Koreja e Veriut të kuptojë se çarmatimi bërthamor është e vetmja rrugë drejt së ardhmes”-tha Trump.

Ndërkohë sa i përket regjimin iranian, Trump përsëriti synimet e tij për të anuluar marrëveshjen bërthamore me Iranian të arritur gjatë administratës Obama.(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: