TIRANE- Pas vendimit të mjekëve të Urgjencës së QSUT-së për t’u dorëhequr nga detyra, vjen reagimi nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në një komunikimin nga selia e kësaj partie, deputetja e kësaj force, Nora Malaj pohoi se kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për këtë sektor. Ajo tha se mjekët janë dorëzuar pasi nuk ka më kushte, ndërsa shtoi se Shqipëria është në prag të një situate emergjente. Malaj tha se çështja duhet te zgjidhet pa batuta e bejtet e Rames, ose te jape doreheqje.

“Kushtet që punojnë mjekët janë të pamotivuara. Ndaj u janë drejtuar me letra kryeministrit dhe presidentit. Kërkesa e tyre për kushte skandaloze, për mungesa kushtesh dhe vendesh, që janë të drejta dhe shumë njerëzore. Ata mbështeten në kodin e punës. Sot më shumë se kurrë në emër të LSI jemi në mbështetje të plotë për ta parë qartë problemin e mjekësisë si një fjalë e pambajtur e kryeministrit. Ai vazhdon të mendojë se shëndeti i njerëzve bëhet me mashtrime. Pas lajmit të kobshëm që ishte përmbytje, që na e dha natyra, sot përballemi me një lajm që është letra paralajmëruese e mjekëve që tashmë paraqesin një rrugë të vështirë dhe pa kthim. Janë dorëzuar pasi nuk garantojnë dot standardin për shqiptarët. Nuk kanë pagesa të motivuara për të vazhduar me betimin e Hipokratit. Tashmë ata të gjithë i ka kapur amoku për të shkuar drejt Gjermanisë, dhe u krijohet mundësia për të ushtruar punën tyre me humanizëm. Ky është lajmi që morëm sot në ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit.

Me një Shqipëri që është një prag të një situate emergjence. Kryeministri thotë se Vjosa u qetësua, dhe situatën është në rregull. I nderuar zoti Kryeministër dhe ministre, ju bëjmë thirrje në emër të LSI dhe qytetarëve, ta zgjidhni sa më parë këtë çështje kardinalë. Pasi do të jetë shumë vonë për ne. Nëse nuk bëni dot punën, jepni dorëheqje dhe as me selfie e bejte e as me batuta. Kini vëmendje dhe kur një mjek flet, atëherë situata duhet marrë me përgjegjshmëri”, tha Malaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb