TIRANE – Pak ditë nga votimi në Parlament i reformës në drejtësi, “News24” ka mësuar se ambasadori amerikan Donal Lu ka zhvilluar takime të ndara me disa prej deputetëve të Partisë Demokratike, takime që pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Nuk konfirmohet nëse ambasadori ka ftuar demokratët të dalin kundër qëndrimit zyrtar të partisë, por ajo që dihet është se bashkëbiseduesit kanë ndarë qëndrimet e tyre lidhur me reformën në drejtësi.

Takimet vijnë në një kohë kur ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje deputeteve të të gjitha krahëve që në 21 korrik të japin votën pro draftit të ndryshimeve kushtetuese. Deri më tani nuk verifikohet asnjë deputet që mund të votojë kundër linjës së partisë, ndërkohë më herët kryetari i Partisë Demokratike ka paralajmëruar se nëse edhe një deputet i opozitës voton një draft pa konsensus, opozita djeg mandatet derisa të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: