ANGLI – Drejtori i një shkolle në Swansea, Uellsin e Jugut në Angli, është regjistruar nga nxënësit teksa kryente marrëdhënie seksuale me një mësuese në zyrën e tij.

“The Mirror” shkruan se drejtori dhe mësuesja akuzohen për “sjellje të papranueshme profesionale”, pasi videoja e tyre u regjistrua nga dy nxënës shkolle dhe u dorëzua në polici.

Por nxënësit nuk kanë nguruar ta publikojnë videon edhe në internet. Në fakt në video mund të dëgjohen edhe pasthirrmat e mësueses. Në rrjet janë publikuar edhe fotot e drejtorit Graham Daniels dhe mësueses së kimisë Bethan Thomas.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb