Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Droga në Llakatund, Gjykata lë në burg 8 të arrestuarit, lirohet inspektori i policisë

droga ne vlore32

VLORE-Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë për 9 personat e arrestuar në fshatin Drithas, aty ku në datë 14 korrik u sekuestrua sasia rekord e lendës narkotike, mbi 15 tonë si dhe u arrestuan 9 persona.

Të arrestuarit janë inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë. Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj-t) 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Balil Gjata 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas. Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtaret Albana Selmanaj dhe Elona Mihali,nje séance gjyqësore e zgjatur teksa te arrestuarit janë njohur edhe me akuzat e prokurorise per sasine e lendes narkotike te sekuestruar.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se gjykata ka vendosur ‘detyrim paraqitje’ për inspektorin e policisë Avdyl Sinanaj, ndërsa për 8 personat e tjerë është përcaktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’. Inspektor Avdyl Sinanaj ishte akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa është inspektor i zonës se Llakatundit.

(d.d/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.