Cigaret mund të vrasin në mënyra të ndryshme, për shembull sipas studiuesve në Universitetin e Mjeksisë të Uashingtonit në Saint Louis, duahnpirësit kanë një propabilitet dy deri në katër herë më të lartë të kryejnë vetvrasje sesa njerëzit e tjerë.

Studimi i publikuar në “Nikotinë dhe Duhan” thekson se ndërhyrjet e shëndetin publik si taksa e lartë e duhanit apo ndalimi i duhanit në vende të mbyllura mund të zvogëlojnë numrin e vetvrasjeve me 15 përqind.

“Nikotina është një arsye e besueshme për të shpjeguar lidhjen mes duhanit dhe vetëvrasjeve” shprehet kështu autori kryesor i studimit, Richard Gruza.

“Sikurse çdo drogë tjetër që krijon varësi, njerëzit fillojnë të marrin nikotinë që të ndihen më mirë, por në fund ata kanë nevojë të ndihen normal. Përdorimi kronik mund të shkaktojë depression apo ankth, që mund të ndihmojnë për të shpjeguar lidhjen me vetëvrasjen” shtoi Richard Gruza.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: