DURRËS – Në vijim të operacionit në luftën kundër drogës, policia e shtetit ditën e djeshme ka arritur të sekuestrojë kokainë dhe 3 kg kanabis sativa në qytetin e Durrësit.Nga ky aksion një person është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

27-vjeçari me inicialet E.N. u arrestua pasi në makinën e tij të llojit Nissan me targa AA 664 PB u gjet 0.5 gram kokainë.

Ndërkohë që policia njofton se po punohet për kapjen e shtetasit N.Sh, 58 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: