TIRANE – Ata nuk e kanë bërtitur ndjenjën e tyre në sytë e të gjithë botës! Pikërisht, kjo i diferencon ndër shumë syresh të tjerë të ngjashëm me ta. Kanë preferuar që fillimisht ta jetojnë maksimalisht në çdo dimension të ndjenjës atë që lindi krejt rastësisht nga një njohje e rastit. Sot janë prej shtatë vitesh në krahë të njëri-tjetrit dhe ndihen më të lumtur se kurrë!

Por, duket se ajo që e i jep një tjetër dimension lumturisë së tyre është fryti i dashurisë që pritet të vijë në jetë në muajin Maj. Kurorëzimi i një historie të bukur nuk është vetëm finalizimi i pritshëm i një raporti, përkundrazi. Kapitulli i jetës që vjen më pas, ai i pazbuluari deri më tash është gjithçka që i kuriozon më shumë se kurrë sot Eno Popin dhe Atena Palin.

Një histori në dukje e zakonshme, por me plot të panjohura mes të dyve. Për të parën herë ata e bëjnë publike gjithçka personale që ka të bëj me ta, nga surprizat, sakrificat për dashurinë, familjen e vogël që pritet të shtohet më pjesëtarin më të ri pas pak kohësh, frikërat dhe pasiguritë e momentit në një rrëfim ndryshe për revistën Class.

Gazetarja e ka pyetur Enon se si nisi historia e tyre e dashurisë për të cilën nuk është fokur shumë në mediat rozë. “Bashkë me Atenën u bë plot shtatë vite që qendrojmë krahë njëri-tjetrit. Nuk jemi nga ata që i fshihemi botës, por edhe se kemi bërtitur asnjëherë marrëdhënien tonë publikisht, sepse e kemi ruajtur për vete. Ne jemi njohur nga kolegë të përbashkët. Atena ka profil pune në media e punon në Digitalb.

Shoqja jonë Elona Duro më fliste vazhdimisht për kolegen e saj artiste, me sy kreativ dhe që i mbaronte punët për të cilat e lavdëronte vazhdimisht. Pastaj u desh të dilnim me një grup miqsh, e të afroheshim me njëri-tjetrin. Me Atenën është dashuri e ndërtuar çdo vit e më shumë. Nuk është romancë me shikimin e parë, e jona. Zoti na ka bekuar dhe jeta na merr një rrjedhë tjetër nga vera e ardhshme. Jemi të lumtur për këtë, të frikësuar po aq. Por, mezi po e presim”- tha ai.
Moderator i njohur ka folur dhe për momentin kur mori vesh për shtatzënisë së partneres. “Ndodhi komplet ndryshe nga 1001 mënyra që kisha në kokë, që nëse një ditë do më vinte ky lajm, sesi do e përjetonim. Në kokë kisha tjetër ide komplet. Ka qenë ditë me shi, në ato muajt e parë të rikthimit në punë pas sezonit veror. Atena më merr dhe më thotë vetëm shih pak telefonin, ku më kishte nisur fotot e një testi paraprak. Pasi i pashë, befas pata një hutim, por edhe gëzim dhe një trembje po aq nga pasiguria asaj që po shihja. Analizat e mëvonshme na vërtetuan gjithçka dhe aty filluan mijëra mendime në kokë. Që nga sa gati jemi deri se si do ndryshojë rrjedha jonë e jetës tashmë. Por, dhe ne si të gjithë. Më shumë dashuri dhe sakrificë.”-ka rrëfyer Popi në intervistë, për të treguar më tej se të dy ata prisnin që të bëheshin me një djalë, por tashmë janë thjesht mirënjohës për ndjesinë që po përjetojnë.

(BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb