TIRANE – Zbardhja e dhëmbëve te dentisti kushton shumë. Prandaj, nëse keni pak durim, duke bërë një gjë të thjeshtë çdo ditë mund të arrini rezultate shumë të mira. Një recetë popullore ju ndihmon të keni një buzëqeshje perfekte.

E gjitha që ju duhet është uthulla e mollës. Fjala është për produktin i cili jo vetëm i zbardhë dhëmbët, por i eliminon edhe njollat më të forta (madje edhe ato nga duhani) dhe njëkohësisht edhe freskon frymëmarrjen.

Shpërlajeni gojën me uthull molle në mëngjes. Uthulla ndihmon në largimin e njollave, zbardh dhëmbët dhe vret bakteret në gojë dhe qetëson mishin e irrituar të dhëmbëve. Përpara se ta përdorni, gjithnjë shkundeni shishen duke qenë se esenca bie përherë në fund.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: