FIER- Një vajzë vetëm 21-vjeçe ka humbur jetën për shkaqe ende të paqarta dy ditë më parë, pasi kishte shkuar të paktën dy herë në spitalin e Fierit.

Siç bën me dije për “BalkanWeb” gazetari Ervis Kuçi e reja Xhuljeta Xheka është paraqitur në spital me temperaturë të ulët, ndërsa mjekët e Fierit kanë dyshuar se ishte prekur nga ndonjë virozë e stinës.

Vajzës i është bërë një serum e më pas është pëcjellë drejt banesës, por gjendja e saj sa ka ardhur dhe është përkeqësuar. Familjarët e kanë nisur sërish drejt spitalit, por për të rënë ka qënë tepër vonë.

Ndërsa familajrët kanë ngritur akuza të rënda për mjekët, pritet që autopsia të nxjerrë edhe shkaqet e vdekjes së papritur të vajzës së re.

Për rastin në fjalë, policia e Fierit është shprehur se vdekja e së resë ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 12.02.2018, në spital ka vdekur shtetësia XH.GJ, vjeç 21, banuese në fshatin Mujalli. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim”.
Xhuljeta Gjeka 1

Xhuljeta Gjeka 3

Xhuljeta Gjeka
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb