Edgar Çani është prezantuar sot në ambjentet e klubit të kuq si një futbollist i Partizanit ku ka firmosur edhe kontratën dy-vjeçare me pagë 20 mijë euro në muaj duke u bërë futbollisti më i paguar i “Superligës”.

Në fjalën e tij para mediave sulmuesi i kombëtares shqiptare është shprehur

“Më bindi ecuria e klubit në kampionat, kam kërkuar më shumë nga vetja, njoh projeketin e klubit. Kam luajtur gjithmonë në Itali, Poloni dhe Angli. Kam ardhur sepse projekti i ekipit është i madh. Dua që të shkojë gjithçka mirë. Nuk kam folur me Panuçin, por kam pasur marrëdhënie me Kombëtaren. Ekipi më ka bindur që në fillim.

Kisha objektiv të vija këtu dhe ja kam arritur. Nuk kam vënë objektiv personal, do bëj gjithçka mundem për të ndihmuar ekipin. Kam qenë tifoz që i vogël me Partizanin. Kam pasur kontakte me drejtuesit e klubit, më kanë shpjeguar projektin dhe më kë pëlqyer. Nuk kam ndjekur shumë ndeshje të kampionatit, por kam parë pak ndeshje. Është e vështirë të fitohen të gjitha ndeshjet. Nuk kam pasur asnjë ofertë tjetër nga ekipe të tjera të Superligës”.

I pytur për një rikthim të mundshëm të Kombëtarja Çani është shprehur: “Lidhur me Kombëtaren, kam menduar që nëse jam në një skuadër që më vlerësojnë do eci dhe kështu besoj se do vijë ndonjë ofertë, nëse vjen, e pres me kënaqësi”.

Lidhur me kampionatin dhe konkurrencën, Edgar Çani ka thënë: “Në futbollin shqiptar kam parë që është një kampionat i fortë, nuk do jetë e lehtë, por nëse punojmë do arrijmë rezultate pozitive”.

Përgjigjes, sa gola do i dhurojë Partizanit këtë sezon, ai i ka dhënë këtë përgjigje: “Nuk kam një numër, pres të më ecë mbarë”.

Sa i përket kontaktit me trajnerin Iulaino, ai ka thëne: “Iulianon e njoh nga disa ndeshje që ka zhvilluar në Itali. Kam folur në telefon lidhur me marrëveshjen që po zyrtarizojmë tani”.

I pyetur për konkurrencën te Partizani, ai është përgjigjur: “Më pëlqen konkurrenca, nuk i frikësohem. Tani mendoj vetëm për Partizanin. Kam firmosur një kontratë 2 vjeçare. Dua të jap maksimumin këtu.”

Çani u paraqit sot në ambjentet e FK Partizanit së bashku me të dashurën e tij ndërsa nuk munguan edhe tifozët e shumtë të cilët dëshironin t’i merrnin autografe dhe të bënin foto me bomberin, raporton “panorama sport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb