Mikroblogu Twiter duke se do të ndjek funskione të reja. Jo vetëm Facebook dhe Instagram, siç duket Twitter do të shtojë videon si Snapchat gjë që do ta bëjnë më të lehtë për përdoruesit shpërndarjen e videos.

“Twitter po punon për një funksion të ri të ngjashëm me Snapchat, aplikacion që hapet direkt me fotokamera, e gatshme të bëjë dhe të shpërndajë mini-klipe”, bën të ditur Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Produkti i ri i mikroblogut do të përqndrohet te fotokamera dhe duhet të ristrukturojë hapat për të xhiruar dhe publikuar videot, duke inkurajuar përdoruesit të ndajnë inçizime të shkurtër, një stil i plotë si ai i i Snapchat.

Ndërkohë Jack Dorsey, numri një i Twitter, e vlerësoi stilin e inovacionit të aplikimit duke e quajtur ‘modern’.

Kohëve të fundit Twitter ka ndryshuar, në nëntor bëri të mundur rritjen e gjatësisë së mesazhit nga 140 karaktere në 280.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: