TIRANE– Kryeministri Edi Rama pohoi sot në mbrëmje se Lëvizja Socialiste për Integrim, aleate në qeverisje, po mundohet që të krijojë një profil më atraktiv me afrimin e zgjedhjeve, duke bërë sipas tij opozitën brenda qeverisë.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares, Eni Vasili në “News24” kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se ai kurrsesi nuk ka pohuar se PS mund të dalë e vetme në zgjedhje, ndërsa lajmet për sigurimin e votave në zgjedhjet e 18 qershorit pa LSI, i cilësoi të pavërteta. Nga ana tjetër moderatjorja Eni Vasili pyeti Ramën sa i takon ‘përplasjeve’ dhe replikave në distancë mes figurave të PS dhe LSI, siç ishte rasti i ministres Lindita Nikolla dhe deputetes Monika Kryemadhi.

“Këto janë shprehje të një momenti që lidhen me zgjedhjet që afrojnë kur është e natyrshme që LSI të mundohet të krijojë një profil më atraktiv duke bërë opozitën e qeverisë”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb