Fitorja e paharrueshme dhe kualifikimi i Islandës ndaj Anglisë në “Euro 2016”, duket se ka frymëzuar një brez të tërë të rinj tifozësh, të cilët kanë lindur 9 muaj pas atij momenti gëzimi të këtij populli ishullor. Kombëtarja islandeze e futbollit ka gëzuar një prej sukseseve më të mëdha të veta sportive, kur mposhti “Tre Luanët” me rezultatin 2-1, më 27 qershor të vitit të kaluar. Rezultati shkaktoi festime të mëdha nga tifozët e ngazëllyer islandezë në Francë, si dhe në bare e restorante të vendit të tyre. Dhe natyrisht, këto festime kanë kulmuar plotësisht natën e 27 qershorit, që ka qenë tejet e nxehtë, çka konfirmohej edhe nga stafi i spitalit gjatë fundjavës, që njoftoi për një rekord lindshmërie, si asnjëherë më parë. Sipas asaj që shkruan “The Sun” nga informacionet e dhëna nga spitalet (maternitetet) islandeze, është zbuluar se ka ardhur në jetë një numër rekord foshnjash të hënën, pikërisht nëntë muaj pas natës heroike në “Nice”, ku Islanda eleminoi Anglinë.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: