Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ekzekutimi i ish-policit para nisjes në SHBA, ja dëshmia e nipit

Ajet Zeqaj

TIRANE- Nipi i ish ­policit Ajet Zeqaj, ekzekutuar me armë në ish ­Bllok ka qenë ai që dorëzoi në polici pasaportën me vizën amerikane të dajës. Viza amerikane është gjetur në pasaportën e tij, të cilën e kishte lënë në shtëpinë e motrës së tij, Liljanës, aty ku po shkonte në momentin që i zunë pritë dhe e vranë.

Nipi i tij, Elidon K., e ka dorëzuar në Polici dokumentin e identifikimit të dajës së vet, pasi, sipas tij, mund t’i shërbejë hetimit. Burime nga grupi hetimor thanë se 27­ vjeçari është pyetur nga hetuesit në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për ngjarjen, pasi Zeqaj shoqërohej shumë me nipin e tij kur kthehej nga Franca dhe qëndronte në Tiranë.

Nga të afërmit e tij, më së shumti ai rrinte me Elidonin dhe kjo ka qenë arsyeja që oficerët e Policisë e kanë pyetur nëse ishte në dijeni të ndonjë konflikti që daja i vet mund të kishte. Megjithatë, i riu ka mohuar të ketë dijeni për ndonjë problem apo diçka që e shqetësonte Zeqajn. Përkundrazi, Elidoni ka deklaruar se daja nuk i ishte dukur në asnjë moment që të ishte i mërzitur, apo të kishte ndonjë problem.

Ai ka thënë se dilte shpesh me të, bisedonin gjatë, por asnjëherë nuk i kishte përmendur ndonjë emër personi që kishte konflikte. Elidon K. ka deklaruar se Zeqaj i kishte thënë se po i ecte shumë mirë puna në Lille të Francës, ku ishte i punësuar si roje sigurie në një supermarket. Ndërsa sa për motivin e udhëtimit të tij drejt SHBA, nuk i ishte shprehur asnjëherë. (Panorama)
(ma.ar/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .