Karriera e Ermir Lenjanit merr një kthesë të paparashikueshme. Ndërsa që mediat flisnin për marrëveshjen e mundshme me Shutgartin apo Veronën, futbollisti i kombëtares firmoi me francezët e Rënes duke u larguar nga ekipi zviceran i Shën Galenit. Mbrojtësi i kuqezinjve, pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, lajm që u konfirmua dhe nga ana e trajnerit të këtij ekipi, Xhef Saibenen, nënshkroi dhe marrëveshjen që e lidh me klubin nga “Route de Lorient”. Ndërkohë mediat në Francë zbulojnë se skuadra e Rënes ka qenë e detyruar për blerjen e një lojtari anësor, pasi për rreth një muaj do të mungojë Çejk M’Bengue, i cili është grumbulluar nga Senegali në Kupën e Kombeve të Afrikës. Viti 2014 ishte mjaft i suksesshëm për të në aspektin profesional, pasi debutoi me kombëtaren, por u fut në listën e lojtarëve të rëndësishëm.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: