Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Hungaria drejt vendit tonë shtetasin kosovar në kërkim ndërkombëtar: Valon Kyçyku, 37 vjeç, lindur në Kosovë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Budapest u bë i mundur arrestimi i tij në Hungari duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë e ka dënuar me 13 vite burg për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/ b të Kodit Penal.

Gjykata e Tiranës në vitin 2017 e kishte dënuar këtë person dhe ortakun e tij Burim Haxhiolli me nga 13 vite burg pasi kishin ngritur një kompani fantazmë dhe mashtronin njerëzit duke u premtuar sukses në biznes. Sipas gjykatës, ata kanë funksionuar si piramidë, në të cilën kanë tërhequr një numër të konsiderueshëm personash të dëmtuar duke përvetësuar 532 163 euro. Shoqëria nuk ishte ligjëruar dhe regjistruar në organet tatimore shqiptare, por veprimtaria e tyre është realizuar në emër të dy shoqërive të regjistruara në Shkup dhe Maqedoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb