Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

EMRI/ I riu qëllon me breshëri automatiku në mes të Lezhës, policia i shkon në shtëpi dhe…

hqdefault

LEZHE – Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi qëlloi me automatk në ajër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lalm.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konstatoi shtetasi Dritan Ndreca, 27 vjeç,   në ambientet e jashtme të banesës së tij, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Në cilësinë e proves materiale iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik , 79 fishekë dhe 2 krehëra.

Në vijim të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Ndreca, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .