TIRANE – Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, policia gjatë operacionit të koduar “Skimmer 09” ka arrestuar një shtetas bullgar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër në kryeqytet.

Sektori për krimin e organizuar pranë D.V.P.Tiranë në kuadër të operacionit policor “Skimmer 09”, arrestoi shtetasin bullgar : -Konstantin Eftimov, 25 vjeç, banues në Sofie Bullgari.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetsin tjetër bullgar A.M., kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura “Skimmer”, të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve

Sekustrohen në total pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh, 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, 2 aparate celularë dhe mjeti tip “Volksëagen”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale : – Paisje skimmer – kapele me mbishkrim “Gucci” – aparat celularë – 2 karta banke – një sasi lekësh – copa teli

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb