TIRANE- Pasi u largua nga Komisioni i Medias, kryebashkiaku Erjon Veliaj sqaroi arsyet pse shkoi sot në atë komision. Ai tha se është zgjedhur nga populli dhe shkoi të seancë dëgjimore vetëm se e ka me pasion të flasë për projektin e Teatrit, pasi nuk e ka detyrim.

“Jam ftuar për të qenë pjesëmarrës, për të dëshmuar mbi nismën fantastike të bashkisë për t’i dhënë teatrit më të mirën në 100 vite. Jam ftuar për të qenë në komision nesër nga minoranca, 6 vetë. Kryetari i bashkisë nuk është i zgjedhur nga parlamenti por nga populli, kjo do të thotë që nuk e ka detyrim të japë shpjegime. Kjo do të thotë që unë e kam me pasion këtë punë, kam qenë i gatshëm të dëshmoj për këtë çështje. Nesër jepet çmimi i hapësirës më të mirë publike dhe ne jemi finalistë, ndaj do shkojmë në Barcelonë”.

Ai shtoi se e kuptoi që në fillim se ra në një kurth, por nuk nguroi të ironizojë Partinë Demokratike.

“Ia sqarova që më kanë ftuar dy të tretat në Teatër. Që në fillim e kuptova që ky ishte një kurth, mungonin aktorët politikë. Ta reduktosh betejën e sinqertë të aktorëve për të parë projektin për të filluar një negociatë, kjo është e turpshme. Ky është një ligj që hap një negociatë, pra ofertë për të bërë një teatër që xhepi nuk na e mban por le të kemi një teatar të ri”,- u shpreh Veliaj.

“Po të jetë për nostalgji atyre vandalëve, që vë bast që nuk e dinë ku është teatri kjo parti që po rritet e po zgjerohet shkoi nga Rruga e Kavajës tek Toptani pastaj tek SHQUP. Këta thonë mos u zgjeroni ju. Thonë bëni si bëj unë, por mos bëni si bëj unë”,- u shpreh Veliaj.

(m.a/BalkanWeb)