TIRANE- Ndërsa deklaratat kundër dy aleatëve të vjetër PS dhe LSI janë shtuar gjatë fushatës, mëngjesin e sotëm edhe deputeti Erjon Braçe i ka shtuar dozën e tij të kritikave.

Duke u marrë me ish-kreun e LSI-së, Ilir Metën aktualisht President i zgjedhur Braçe thotë se është e pashembullt që ai ka zbritur në terren e bën fushatë për LSI-në. Në këtë mënyrë sipas deputetit, Meta po e “vret” Presidentin.

Ndërsa duke folur për besnikërinë, që shpesh e artikulojnë figura politike nga LSI-ja, Braçe thotë se nuk ishte besnikeri, as qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, kërkuar troç e qarte nga LSI.

STATUSI I PLOTË

SA E PADREJTE! SA E PANDERSHME!
LSI ka humbur edhe qetesine tani. Logjiken po e po. Ne nje perpjekje per te shperndare moral, besnikeri, qendrueshmeri, ne fakt po ben nje dem kolosal, po “vret” ende pa nisur detyren Presidentin e Republikes, ate qe Kushtetuta e percakton qarte si perfaqesuesin e unitetit te Kombit, sic duhet te jete. E gjitha per PUSHTET partiak! Asnje interes tjeter. “LSI force e pare”, “Petrit Vasili kryeminister” jane interesa legjitime por teresisht partiake. Krejt normale deri ketu. Anormale behet gjithcka kur LSI sulmon kedo qe kerkon edhe me pak se kaq. Pershembull; LSI sulmon prej dy ditesh PS per fushaten e saj, synimin e qarte per nje fitore te madhe qe i jep mundesine te drejtoje e vetme qeverine e ardhshme. LSI thote se “Edi Rama do gjithe pushtetin per vete”. Por dy dite me pare, ne nje deklarate te shperdare per median, LSI vuri ne gojen e Presidentit te zgjedhur “kenaqesine e dekretit te pare, i cili, do te ishte ai i emerimit te Petrit Vasilit si kryeminister”!! E shihni; LSI e kerkon gjithe pushtetin per vete, hem Presidentin, hem Kryeministrin, madje me kenaqesi, por e sulmon, lufton ate qe eshte me pak se kaq tek PS, udheheqjen e Qeverise prej saj, vetem Qeverise. Kjo eshte e padrejte, e pandershme, nuk ka asgje qe lidhet me parimet e moralin. Por e konsumuar qartesisht nga LSI, dukshem prej korrikut te shkuar. Sepse eshte keshtu, keto historite me “bese”, “besnikeri” etj, jane aq te paverteta aq sa kercasin keq. Sepse; nuk ishte besnikeri, qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, kerkuar troc e qarte nga LSI nje korrik me pare, nuk ishte besnikeri, Cadra poshte selise se Kryeministrise e kunder saj, madje me kerkesen unike -ik ti te ulet ky, tre muaj me radhe, madje madje duke e mbeshtetur si kurre me pare, nuk ishte besnikeri, mbremja e organizuar hidhur per ti hedhur te gjithe kunder PS, ate pasditen qe u erresua pa ardhur nata, tamam nga ky pazar ne aksham; nuk ishte besnikeri, tallja nje vjecare ndaj vendimit te PS per te hyre ne zgjedhje ne koalicion me LSI, vecanerisht ajo fjalia epike-“kete e vendosin forumet”, shoqeruar me gajasje nje here dhe, me slloganin “LSI force e pare”, heren tjeter. Ka dy qasje ne harkun e dy viteve te fundit; LSI pranon ta tradhetoje Balliu i saj, ta munde ne nje gare elektorale i vetem, madje duke e maskuar me fajin e paqene te PS; LSI harron mbajtjen e angazhimit nga PS, per te ndare pushtetin ne nivelin me te larte te tij-Presidentin e Republikes, me te, madje pa munguar asnje vote, madje madje duke pranuar edhe pjesmarrjen e tij ne fushate si President i zgjedhur; e pashembullt kund kjo. Edhe nje here, KJO ESHTE E PADREJTE, E PANDERSHME! Ne fund, une mendoj qe kjo maredhenie ka nevoje per qetesi, logjike, madje dhe ndershmeri nese eshte e mundur. Ndryshe di te prodhoje edhe me deklarime e sjellje qe vrasin njera tjetren me pandershmeri: Ne Shkoder zbulohet Mafia e Plehrave si sponsorizuese e nje marreveshje te paqene, ne Tirane votohet qe kompanise sevidentifikuar nga “dobesia” Berisha si Mafia e Plehrave, ti jepet e drejta per te konkuruar ne te gjithe Shqiperine. E kuptoni sa e padrejte dhe sa e pandershme eshte?!
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb