TIRANE– Zbulohen detaje të reja në lidhje me arrestimin e 4 personave të dyshuar si autorë të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve të bankës BKT më 9 shkurt.

Burime jozyrtare bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se një prej të arrestuarve, Ernest Kupa, nga Kruja, është një prej anëtarëve të bandës së babagjyshëve, të cilët u akuzuan se vodhën një dyqan në një qendër tregtare, duke marrë 200 mijë euro. Ernest Kupa është kushëri me Ilir Kupën, pjësëtar i “Bandës së Babagjyshëve” dhe i arratisur nga burgu i Trikallës në Greqi. Kupa mësohet se drejtonte një biznes privat në Krujë, një restorant-piceri.

Teksa u pyet nga gazetarët për një implikim të mundshëm të Kupës me bandën e Babagjyshëve, drejtori i Policisë së Tiranës, ervin Hodaj pohoi shumë shkurt se nuk mund të thoshte dot asgjë rreth këtij fakti. “Nuk mund të them këtë nëse ka apo jo”, tha Hodaj.

Ngjarja në fjalë ndodhi në dhjetor, në vitin 2013. Pavarësisht se Ernest Kupa, kushëriri i Ilir Kupës, u arrestua në atë kohë, ai u la i lirë për mungesë provash. Kupa, aktualisht jetonte në Krujë, ndërsa burime zyrtare pohuan se ai kishte një biznes privat. Mes të arrestuarve sot ishin edhe Ditjon Memlikan, Neim Avdulaj dhe Fation Xhyliu, ndërsa në kërkim janë shtetasit me inicialet M.A dhe C.A.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb