Arsenali i hapur për shitjen e Gabriel Jesus. Siç raporton portali Football Insider, Topçinjtë kanë vendosur të dëgjojnë ofertat që vijnë për sulmuesin brazilian, pasi ky i fundit nuk është më në qendër të projektit të trajnerit Arteta. Ish-lojtari i Manchester City, i vlerësuar në 70 milionë euro sipas Transfermarkt, ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 8 asistte në 34 paraqitje.

Për momentin, shton Express, ka një interesim nga Arabia. Klubet saudite janë të gatshme të plotësojnë dëshirat ekonomike të futbollistit, çka shtyn akoma më shumë drejt realizimit të operacionit.  Jesus ka luajtur 26 ndeshje në edicionin e parë te Arsenal, ku ka realizuar 11 gola dhe ka dhënë 6 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: