Kalvin Phillips është zyrtarisht një futbollist i Man.City. Mesfushori vjen nga Leeds United për 42 milionë sterlinba, plus bonuse. Futbollisti i përfaqësueses angleze firmosi një kontratë me kampionët e Premier League deri në vitin 2028.

“Qytetarët” e Pep Guardiola nuk përmbahen as në këtë sesion të merkatos teksa pas Erling Haaland arrijnë të rrëmbejnë një tjetër futbollist shumë cilësor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Premier League është mbërthyer prej kohësh nga “ethet” e merkatos, teksa këtë të hënë është zyrtarizuar një tjetër transferim me peshë. Gabriel Jesues pas largimit nga Man.City është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Arsenal.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Topçinjve” i kushtoi kartoni i Jesus 45 milionë sterlina. Braziliani do të mbajë të veshur fanellën me numrin 9-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb