TIRANE

Bes Kallaku ka reaguar për herë të parë për zërat që kanë qarkulluar në disa media, se divorci mes tij dhe Xhensilës është i stisur nga vetë ata për të shpëtuar nga hetimi i pasurisë.

I ftuar në emisionin “Pasdite” në Vizion Plus, Bes Kallaku i cilësoi haluçinacione këto deklarata, që sipas tij marrin vëmendje në media vetëm për klikime.

“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, u shpreh Bes Kallaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb