Pas akuzave të SHBA-së ndaj 13 shtetasve dhe 3 institucioneve ruse për “ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016”, Facebook ka njfotuar se do të punojë në mënyrë aktive me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për të parandaluar ndërhyrjen e rusëve dhe aktorëve të tjerë në zgjedhje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të bërë nga kompania thuhet se Facebook do të dyfishojë personelin e sigurisë duke çuar numrin në 20 mijë persona dhe do të kryejë një punë aktive me FBI-në.

Në akuzat e SHBA-së kundër 13 qytetarëve rusë dhe 3 institucioneve ruse, thuhet se rusët kanë manipuluar faqet e mediave sociale si Facebook, Twitter dhe YouTube.

Ndërkohë që nga Twiter dhe YouTube ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen.

Robert Mueller, prokurori special i autorizuar i cili kryen hetimin në vazhdim për Rusië ka akuzuar 13 shtetas dhe 3 institucione ruse për “ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: