Facebook tha se do të përdorë kartolinat, e dërguara përmes postës amerikane, për të parandaluar ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet në SHBA, në të ardhmen.

Katie Harbath, shefe ekzekutive e Facebook-ut, tha se rrjeti social do të dërgojë kartolina te blerësit potencialë të reklamave politike, për të konfirmuar se ata banojnë në SHBA.

Kompania e ka prezantuar planin e saj, dy ditë pasi këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller, ka akuzuar 13 rusë për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA, më 2016.

Në aktakuzë thuhet se agjentët rusë kanë vjedhur numrat e sigurimeve sociale dhe informacione të tjera nga amerikanët dhe se i kanë përdorur ato për të krijuar llogari bankare online për blerjen e reklamave.

Në muajin nëntor janë bërë publike një seri reklamash në Facebook që kanë pasur lidhje me përpjekjet e agjentëve rusë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Facebook nuk dha hollësi për metodën e verifikimit të agjentëve përmes kartolinave, njoftin rel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: