Agjencia spanjolle për mbrojtjen e të dhënave personale ka gjobitur rrjetin social Facebook me 1,2 milionë euro, pasi ka mbledhur informacione në lidhje me përdoruesit pa marrë në mënyrë të qartë pëlqimin e tyre, njoftoi sot ky organ.

“Agjencia deklaroi ekzistencën e dy shkeljeve të rënda, gjithashtu të një shkeljeje edhe më të rëndë që lidhet me cënimin ndaj ligjit për mbrojtjen e të dhënave duke i vendosur Facebook një gjobë prej 1,2 milionë euro”, bëhet e ditur në një deklaratë.

Facebook ka dy muaj afat për të kundërshtuar gjobën.

Referuar këtij organizmi në varësi të shtetit spanjoll, Facebook mbledh të dhëna në lidhje me ideologjinë, gjininë, besimin fetar, preferencat në planin personal dhe lundrimin në internet, pa informuar në mënyrë të qartë përdoruesit, në lidhje me funksionin e këtyre të dhënave.

Sipas agjencisë, Facebook i përdor këto të dhëna për qëllime publicitare, ndër të tjera, pa marrë më parë pëlqimin e përdoruesve, siç e parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, që përbën një “shkelje mjaft të rëndë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: