Teknologjia po evoluon dita ditës. Realiteti i shtuar dhe inteligjenca artificiale janë temat më të nxehta këto ditë. I fokusuar tek ky trend, Facebook prezanton efektet e AR, të shkaktuara nga objekte të ndryshme të botës reale dhe pika referimi, të tilla si rrugë, kodra dhe postera filmash. Më parë, Facebook ka lançuar efektet AR në aplikacionin e tij Messenger.

Facebook krijon efekte AR, të nxitura nga objekte të ndryshme.

Si një pjesë e promovimit të filmit të ardhshëm “Ready Player One”, Facebook do t’i lejojë përdoruesit të skanojnë posterin e filmit duke përdorur një efekt të gjetur në kamerën e aplikacionit.

Po nëse nuk mund të gjeni posterin e filmit në jetën reale? Duket se nuk ka problem, pasi mund ta kërkoni atë në internet dhe ta skanoni atë nga atje.

Ekziston edhe një tjetër film i planifikuar që të ketë efekte të veta të shkaktuara nga AR, i quajtur “Wrinkle in time”. Mathew Simari, menaxher i produkteve të kamerës në Facebook beson se AR do të bashkohet me botën rreth nesh, duke e çuar eksperiencën në një tjetër nivel, njofton PCW.

Ai gjithashtu tha se AR është më e qëndrueshme se jeta e vërtetë dhe i jep më tepër kontekst çdo gjëje që po ndodh. “Në të ardhmen, ne besojmë se AR do të jetë në të gjithë botën rreth nesh.

AR do të jetë e futur në një shtresë të fshehur të dhënash të cilën mund ta aksesoni përmes pajisjeve tuaja – telefonat sot, syzet nesër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: