Aloha dhe Fiona do të jenë dy folëset dhe dëgjueset e zgjuara. Kjo risi pritet të lançohet në korrik të 2018, shkruan Digi Times.

Sipas informacioneve të shpërndara në faqen Digi Times, Aloha dhe Fiona do të vijnë me ekranet e ndjeshme në prekje me diagonalet 15 inç dhe ofrojnë video dhe veçori të tjera të shumta të rrjeteve sociale.

Thuhet se modeli Aloha është me i sofistikuar se Fiona, pavarësisht se të dyja modelet janë dizajnuar nga laboratori hardware i Facebook në Building 8. Aloha pritet të jetë më i shtrenjtë dhe mund të shitet nën emrin Portal.

Thuhet se do të vijë me tiparin e njohjes së zërit dhe fytyrës për të identifikuar përdoruesit dhe do të ketë një kamer frontale me një lente me kënd të gjerë.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb