TIRANË – Një drejtues mjeti është penalizuar ditën e sotme nga policia rrugore pasi u kap duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, personi në fjalë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po ecte me shpejtësinë 214 km/h. Si përfundim, drejtuesit të mjetit iu tërhoq Leja e Drejtimit.

Njoftimi i policisë

Tiranë.
Në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë – Durrës.

Qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara konkretisht me  214 km/h matur me Radar, bllokohet gjatë ndjekjes nga 3 patrulla të Policisë Rrugore të Tiranës.

Në përfundim të procedurave, duke përfshirë dhe testin e alkoolit, drejtuesit të mjetit iu tërhoq Leja e Drejtimit dhe u dërgua në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: