KINE – Një ylber mund të jetë një pamje e mahnitshme, por për shumicën e njerëzve kjo është gjithashtu mjaft e shkurtër.Disa profesorë dhe studentë në Universitetin kinez të Kulturës në malet e Taipeit, mundën të shijonin një ylber. që zgjati plot 9 orë.

https://www.youtube.com/watch?v=Nav1Q8MuXtk

Chou Kun-hsuan e ka quajtur këtë dukuri të mrekullueshme, si një dhuratë nga qielli.Ai, bashkë me kolegë e studentë të Departamentit, u përpoqën të dokumentonin ngjarjen e rrallë.

Ylberët zgjasin zakonisht më pak se një orë. Vëzhgimet e tyre, fotot dhe regjistrimet video tregojnë se fenomeni zgjati nga ora 6:57 deri në 15:55, domethënë 8 orë e 58 minuta.

Nëse do të konfirmohet, ai do të thyente rekordin paraprak të ylberit “më jetëgjatë”, i vendosur në Yorkshire të Anglisë më 14 mars të vitit 1994.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb