KELCYRE – Gjatë mesditës së sotme kryeministri Rama u ndal në Këlcyrë, ku zhvilloi një takim me fermerë të fshatit Suka. Bashkëbisedimi me fermerët u karakterizua nga batuta dhe të qeshura, ku nuk u lanë pa përmendur edhe ish-diktatori Enver Hoxha, apo ish-kryeministri Berisha.

Njëri prej femerëve tha se i dridhet shpirti kur dëgjon emrin e Berishës, pasi është dhunuar sa herë ka protestuar kundër tij. Kryeministri Rama i sugjeroi një mënyrë të thjeshtë për të mos e dëgjuar më ish-kryeministrin… duke mbyllur televizorin.

Fermeri: Mos ma përmend Berishën se më dridhet shpirti.
Rama: Mua s’më dridhet asgjë, por duhet përmendur, jo së është ndonjë problem por për mos marrë më sysh.

Femeri: Kam ngrenë shkopinj në çdo protestë.

Rama: E do tak sustën aty e ke, se do tak sustën ai rri atje brenda televizorit. Mbyllja gojën me atë sustën e kuqe tek telekomanda dhe s’del ai.

Ndërsa një tjetër fermer e falënderoi kryeministrin për takimet që po zhvillon me ta, por e krahasoi me ish-diktatorin Enver Hoxha kur bënte takime gju më gju me popullin.
Kryeministri nuk nguroi ti përgjigjej fermerit, duke e pyetur me shaka: “Shumë në formë dukesh, si je me hashashin?

Fermeri: Faleminderit që na takoni, uleni gju më gju me popullin. Të zgjidhen problemet të kopsiten dokumentet. Behari që vjen the do rregullohen të gjitha tokat të vaditen. Por duhet ta dinë fshatarët, cila tokë të vaditet e tija apo e tjetrit. Duhen vënë pikat mbi ‘i’”.
Rama: Si jeni me hashashin nga fshati juaj?
Fermeri: Këtu më kape mat me një lëvizje, unë jam moshuar jam invalid, këtu dorëzohem, pyet më mirë moshën e re. Unë vetëm shoh në TV.
Rama: Në TV i shoh dhe unë po ti ke parë gjë?
Fermeri: Unë jo i ngre të dyja duart, më zure mat me një lëvizje.
Rama: Mu duke shumë në formë, mos të ka ardhur aroma dhe ty.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: