Nga: ARMIR MEHAJ*
PUKE – Kreu i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj pas urimeve në shkolla të ndryshme, me të mbaruar procesi mësimor, ftoi në një takim të veçantë nxënësit jetim nga e gjithë territori i bashkisë. Bashkë me urimin për fillim të mbar të procesit mësimor ju dhuroi nga një zarf me një vlerë monetare të hollash, e cila ishte e mjaftueshme për pajisjen e këtyre nxënësve më të gjithë mjetet mësimor.

“Teksa qeveria ju kompenson librat, ishte detyra jonë të mendonim dhe për mjetet shkollore përmes një ndihmë financiare. Bashkia fatkeqësisht nuk ka një ekonomi që të përballoj plotësisht nevojat tuaja, por unë do të bëj çfarë të mundem që të ndihmojmë në çdo rast prindërit tuaj. Ju lutem mos e konsideroni veten vetëm, pasi për çdo rast ju mbeteni prioriteti im dhe i të gjithë bashkisë. Ju uroj suksese dhe lutem që të korrni suksese në shkollë pasi kështu do te siguroni të ardhmen e ndritur, por do të gëzoni dhe prindërit”- u shpreh kryebashkiaku Gjonaj.

Nxënësit dhe prindërit e tyre e konsideruar nismën e kryebashkiakut si të veçantë, ndërsa u shprehen se ishte hera e parë që dikush kujtohej e kujdesej për ta.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: