Mali i Zi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Rumanisë, për të mbajtur gjallë shpresat për pjesëmarrjen në Botërorin 2018.

Ballkanasit, të cilët llogariteshin jashtë garës në fillim të eliminatoreve, kanë fituar sot 1-0 ndaj Rumanisë falë golit të Jovetic dhe mbeten në ndjekje të Polonisë që mban vendin e parë.

Polakët, ashtu siç pritej kaluan pa probleme Kazakistanin me golat e Milik, Glik dhe Levandovskit. Por në dy ndeshjet e fundit, ndaj Armenisë dhe Malit të Zi, nuk duhet të bëjnë gabime, pasi ashtu si malazezët, edhe Danimarka i ndjek hap pas hapi me vetëm 3 pikë diferencën.

Ndeshjet
Armeni-Danimarkë 1-4
Mali i Zi-Rumani 1-0
Poloni-Kazakistan 3-0

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: