Pas dënimit për korrupsion, ish-drejtoresha e Arsimit në Lushnjë, Liza Tabaku ka folur për herë të parë nga burgu.

Pas skandalit ku kërkonte favore seksuale në këmbim të vendeve të punës, Tabaku e dënuar me 9 vite burg tregon te Enkel Demi në TVSH se si ndodhi arrestimi i saj në të vërtetë. Ajo thotë se gjithçka ishte e inskenuar dhe se u fut në kurth.


20170331-204215 by e-d21

“Unë kur u arrestova më thanë se për një vjedhje të djalit. Erdhi policia më tha eja shpejt se djali ka vjedhur një makinë SMART. Më gënjyen”, tha Tabaku.

Ajo tregon se i është bërë padrejtësi dhe se është detyruar të pranojë gjykim të shkurtuar. Megjithatë Tabaku pranon ne nje fare menyre se djali i saj merrej pa dijenine e saj me emerimet ne Arsim. Gjykata e Lushnjës ka dënuar me 9 vite burg ish-Drejtoreshën e Arsimit në Lushnjë, Liza Tabaku, e akuzuar për veprat penale; “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanat rënduese “më shumë se një herë” dhe  “Duke shpërdoruar funksionin publik”. Ndërsa djalin e saj Xhonluko Tabaku me 3 vite burg i akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanën rënduese “më shumë se një herë”.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb