E njëjta histori si në kampionat ashtu edhe në Kupë për Partizanin. Të kuqtë e Starovës janë mundur minimalisht 1-0 në takimin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë nga Flamurtarit.

Mendohej se kjo sfidë do të shërbente për t’u hakmarrë ndaj humbjes në kampionat nga Partizani, por vlonjatët janë treguar sërish të zotët për të marrë një tjetër rezultat pozitiv, që do të vlejë shumë për ndeshjen e kthimit.

Goli që vulosi takimin u shënua në minutën e 73-t nga Danilo Alves pasi përfitoi nga një gafë e Alban Hoxhës.

Ndeshja e kthimit në “Selman Stërmasi” do të luhet pas dy javësh, ekzaktësisht më datë 14 shkurt.

Flamurtari 1-0 Partizani

73′ Alves/

Minutë pas Minute

90+4′ Përfundon takimi

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

89′ Bushiç ndëshkohet me karton të verdhë.

86′ Shumë pranë golit të dytë Flamurtari. Zhufo provon me të majtën nga jashtë zonës, topi përplaset në shtyllë.

83′ Zëvendësim i tretë edhe për Partizanin, largohet Kalari, në lojë Kotobelli.

83′ Zëvendësimi i tretë te Flamurtari, largohet Danilo Alvesh në fushë Ardit Hoxha.

78′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet nga fusha Bardhi, ne lojë Abdurahimi.

73′ GOOOL Flamurtari 1-0. Danilo Alvesh përfiton nga një gafë e portierit Alban Hoxha dhe lëshon një predhë nga jashtë zone duke përshëndetur rrjetën.

68′ Zëvendësim te Partizani, largohet Asani në fushë braziliani Lukas.

66′ Çfarë mundësie për Flamurtarin. Bushç i gjendur përballë Hoxhës, provon ta dërgojë topin në rrjetë, por gardiani i të kuqve bën një ndërhyrje të shkëlqyer.

63′ Një tjetër karton i verdhë, kësaj here për Bruno Telushin, i cili ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Zhufos.


62′
Fisnik Zuka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen e gabuar ndaj Bruno Telushit.

59′ Zëvendësim i dytë te Flamurtari, largohet Nedjelkoviç në fushë braziliani Zhufo.

57′ Kundërsulm i Flamurtarit, Danilo Alvesh provon me një gjuatje, topi përfundon në duart e Alban Hoxha.

56′ Batha gjuan me shpatull pas topit të krosuar nga Trashi, topi përplaset në traversë.

52′ Nedeljkoviç ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Kalarit.

46′ Bardhi ndëshkohet menjëher me karton të verdhë pas një shtyrje ndaj Useinit.

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.


44′
Kalari ndëshkohet me karton të verdhë pas përplasjes me Nedjelkoviç.

38′ Një tjetër gafë e portierit Nurkoviç, pas topit të kthyer mbrapa. Vendimtar ndërhyrja e Franc Veliut, i cili ka shpëtuar një gol të sigurt.

33′ Zëvendësim i detyruar te Flamurtari, largohet Bicaj i dëmtuar, në fushë Franc Veliu.

27′ Kartoni i parë i verdhë, ndëshkohet Artim Pollozhani për një faull në mesfushë ndaj Jasir Asanit.

22′ Nurkoviç për pak sa nuk e katranos, duke i dhuruar Prognit një gol, por portieri e ka korrigjuar gabimin, duke evituar golin.

15′ Mundësi e shkëlqyer për Partizani, topi i kthyer nga Belica, përfundon te Batha, i cili gjuan drejt portës, por sfera është ndalur nga Nurkoviç.

6′ Një aksion mjaft i bukur i Flamurtarit, Zuka kombinon bukur me Danilo Alvesh, ky pason për serbi Nedeljkoviç, i cili provon me një gjuajtje që përfundon jashtë kuadratit.

3′ Provon edhe Flamurtari me Siljanovskin nga e djathta, krosimi i mbrojtësit përfundon në duart e portierit Hoxha.

2′ Goditje dënimi nga e djathta për Partizanin, Trashi harkon bukur në zonë, por topi largohet nga mbrojtësit e Flamurtarit.

1′ Ka nisur takimi, Partizani luan topin e parë nga qendra.

Flamurtari: Nurkoviç, Bicaj, Polozhani, Musta, Siljanovski, Sidibe, Zuka, Useini, Danilo Alvesh, Nedeljkoviç, Bushiç.

Trajneri: Sh.Duro

Partizani: Hoxha, Belica, Atanda, Ibrahimi, Kalari, Telushi, Batha, Trashi, Asani, Progni, Bardhi.

Trajner: K.Dalipi

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb