Nuk ka fitues në përballjen e parë mes ‘titanëve’ në “Stamford Bridge”. Chelsea edhe pse arrititi të shënonte e para nuk arriti të mbronte rezultatin duke e mbyllur takimin me shifrat 1-1.

Pjesa e parë ndonëse pati shumë ritëm nuk prodhoi gola. Ishte braziliani i Chelsea-s William ai i cili iu afrua më shumë duke goditur shtyllën por topi doli jashtë.

Me fillimin e pjesës së dytë sërish William do të godiste shtyllën pingule duke iu afruar ndjeshëm golit, por ai nuk do të vinte para minutës së 62-t. Anësori 29-vjeçar këtë herë rregullon shënjestrën duke shtangur Ter Stegen të cilit i mbetet të nxjerrë topin nga rrjeta.

Nga ky moment Barcelona do të merrte kontrollin e lojës dhe Lionel Messi do të konkretizonte siç duhej një gafë të mbrojtësve të Chelsea-s. Deri në përfundim të 90-t minutave skuadrat tentuan të gjenin golin e fitores, por sfida e parë mbyllet me shifrat 1-1.

Çdo gjë do të vendoset në përballjen e dytë në “Cam Nou” pasi rezultati 1-1 lë gjithçka të hapur.

Komenti i ndeshjes

75′ Pas një gabimi të mbrojtësve Lionel Messi shfrytëzon siç duhet duke sjellë barazimin

62′ William zhbllokon takimin. Mposht Ter Stegen në kufijtë e zonës

45′ Mbyllet pjesa e parë

41′ William këtë herë godet shtyllën tjetër të mbrojtur nga Ter Stegen

33′ William hapet shumë bukur jashtë zone dhe lëshon një ‘silur’ që përplaset në shtyllë

30’ Barcelona dominon në qarkullimin e topit por deri më tani nuk ka patur raste të rrezikshme në portat respektive

1′ Nis ndeshja në “Stamford Bridge”

Formacionet zyrtare

chelsea

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb