Nigeria ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 2-0 në takimin e dytë të Botërorit, të luajtur kundër Islandës për Grupin D.

Afrikanët falë ‘dopitës’ së Musa kanë marrë 3 pikët të cilat i rrisin ndjeshëm shpresat për kalimin në fazën me eliminim direkt. Gjithsesi pritet një ndeshje shumë e dyluftuar me Argjentinën në sfidën e tretë të grupit, pasi ‘albiçelestët’ janë futur sërish në garë me këtë rezultat.

Nga ana tjetër kjo është një humbje që djeg shumë për Islandën, duke parë që jo vetëm pikët janë kundër, por edhe ndeshja e fundit do të luhet me më të fortën e grupit, Kroacinë.

[team_standings 796685]

Nigeri 2-0 Island

Komenti i ndeshjes

90+6′ Përfundon takimi

83′ Islanda humbet penalltinë, pasi e fitoi atë me “VAR”

75′ Musa shmang bukur disa lojtarë për të shënuar golin e dytë personal dhe të dytin për Nigerinë

49′ Nigeria kalon në avantazh me Musa

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

1′ Nis takimi

Në orën 17:00 Nigeria do të sfidojë në “Volgograd Arena” Islandën në takimin e vlefshëm për Grupin D të Botërorit.

Afrikanët vijnë pas një humbje 2-0 ndaj Kroacisë dhe sot fitorja është opsioni i vetëm në rast se dëshirojnë kalimin në fazën me eliminim direkt. Gjithsesi nga ana tjetër do të gjejnë një Islandë tepër të motivuar duke patur parasysh barazimin ndaj Argjentinës.

Skuadra europiane gjithashtu ka sot një mundësi të mirë për të synuar kalimin e grupit. Fitorja e tyre në fakt do t’i prishte shumë punë Argjentinës, e cila tashme nuk e ka në dorën e saj vijim e aventurës në “Rusi 2018”

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb